Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla ka përgëzuar Policinë e shtetit për arrestimin e një personi shumë të kërkuar në Turqi nga drejtësia shqiptare.
Balla tha se falë bashkëpunimit me Interpol po punojnë çdo ditë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.
“Përgëzime Policisë së Shtetit, Interpol Tirana, Interpol Ankara për arrestimin në Stamboll, Turqi të një personi shumë të kërkuar nga drejtësia shqiptare. Falë bashkëpunimit të shkëlqyer me Interpol po punojmë çdo ditë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, duke gjurmuar, lokalizuar dhe kapur persona në kërkim ndërkombëtar, kudo që ata ndodhen. Ky bashkëpunim po zgjerohet edhe me agjenicitë e vendeve me të cilat s’kemi ende një marrëveshje ekstradimi”, shkruan Balla në Facebook./Arbresh.info/
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira