Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, së bashku me Kryeinspektorin e IKMT-së Ervin Hoxha, Drejtorin e DVP Lezhë Alfred Elezi dhe drejtues vendore të IKMT e Policisë ndoqën nga afër këtë aksion.
Pas njoftimit që u ka bërë IKMT, subjektet që ushtrojnë aktivitet anës rrugëve kombëtare kanë nisur largimin e mjeteve.
“Janë bërë 25 lirime vullnetare në Lezhë deri sot”, tha kreu i IKMT-së Hoxha.
Inspektorati i Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit me mbështetjen e Policisë së Shtetit po çliron hapësirat përgjatë rrugëve kombëtare nga ndërhyrjet dhe zhvillimet e kundërligjshme, në gjithë vendin për të patur një imazh krejt të pastër në pritje të sezonit të ri veror turistik, por edhe për të rritur sigurinë rrugore në këto akse.
Gjatë fazës së parë të këtij procesi është kërkuar heqja vullnetare nga zotëruesit e këtyre vend-grumbullimeve, ndërsa në vijim në rastet që nuk do të ketë reagim, do të ndërhyjnë institucionet shtetërore, shoqëruar me masat ndëshkimore./euronews.al
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës