129 qytetarë, që do të udhëtonin me avion nga Rinasi drejt Venecias, u gjendën përballë një problemi.
Avioni me të cilin ata do të fluturonin, i kompanisë “Wizz Air”, pësoi një defekt, duke bërë që pasagjerët të qëndronin për disa orë në pritje, njofton Vizion Plus.
Aeroporti i Tiranës sqaroi se qytetarët po presin në sallën e transitit deri në orën 20.50, kur parashikohet të kryhet fluturimi.
“Njoftojmë pasagjerët dhe familjarët e tyre, se fluturimi i kompanisë Wizz Air me destinacion Venezia parashikohet të kryhet sonte në ora 20.50. Për arsye teknike, fluturimi i parë është anuluar dhe një avion tjetër i Wizz Air është në nisje nga Shkupi për në aeroportin e Tiranës, për t’i transportuar pasagjerët më tej, në Venezia. Aktualisht 129 pasagjerët janë në sallën e tranzitit, me trajtimin nga kompania ajrore sipas procedurave të vonesave në fluturim”, njoftoi TIA.
Para sqarimit të TIA, në media qarkulluan lajme ku qytetarët ankoheshin se kishin qëndruar për disa orë të mbyllur në bordin e avionit. Sipas tyre, nuk kishin marrë asnjë shpjegim nga personeli i avionit.
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...
Këshilltari i komandantit të KFOR-it takon kryetarët e zgjed...
Osmani bisedon me Guerot për marrjen e detyrave nga kryetarë...
Arrestohet një person për disa raste të vjedhjes në Ferizaj
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...