Policia e Tiranës ka dalë me një deklaratë zyrtare, ku ka sqaruar rrethanat e tentativës për grabitjen e një banke në Rrugën e Kavajës, mesditën e kësaj të enjteje.
Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 11:15, shtetasi me inicialet Bardhyl Fusha, rreth 58 vjeç, dyshohet se ka hyrë në ambientet e një banke me qëllim vjedhjen e saj. Gjatë qëndrimit në brendësi të bankës, ai ka qëlluar me armë zjarri në dysheme, duke shkaktuar panik te punonjësit dhe klientët.
Nga të shtënat nuk raportohet për persona të lënduar.
Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë pas marrjes së njoftimit, duke bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar teksa tentonte të largohej nga vendi i ngjarjes. 58-vjeçari është shoqëruar në Komisariat, ndërsa arma e zjarrit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Policia njofton se në përfundim të veprimeve hetimore do të japë informacion më të plotë për rastin.
Po ndodh në mes të Tiranës, tenton të grabisë Exchange, policia i nxjerr pistoletën
Ekskluzive/ Një tentativë grabitjeje është shënuar në mes të Tiranës, në zonën e Pallateve Delijorgji. pic.twitter.com/5MlAQBzUdV— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) February 12, 2026
Largohen 180 tonë mbeturina në rajonin e Pejës
Çekia e shënon edhe golin e dytë ndaj Kosovës
`NATO Forward Land Forces 1`, stërvitje e përbashkët Shqipër...
Qendra Kulturore Shqiptare në Gjermani organizon turnirin tr...
Çekia ndëshkon Kosovën pas 12 minutave lojë
Xhaka në formë para Botërorit, realizon gol në miqësoren nda...