Ditën e sotme, rreth orës 13:00, në autostradën Durrës-Tiranë ka ndodhur një aksident, ku kanë mbetur të plagosur 2 persona.
Aksidenti ka ndodhur në hyrje të Vorës, ku automjeti i drejtuar nga shtetasi me iniciale M. B., 20 vjeç, ka humbur kontrollin si rezultat i shpejtësisë dhe për pasojë ka goditur automjetin e ndaluar jashtë rruge tip BMw X5.
Së bashku me makinën tip BMW, automjeti ka goditur edhe punonjësin e Policisë Rrugore me iniciale R. Q., i cili në momentin e përplasjes po kryente verifikimet dhe veprimet policore ndaj drejtuesit të automjetit tip BMW X5.
Punonjësi i policisë rrugore ishte në krahun e shoferit të këtij mjeti, i cili ishte konstatuar duke qarkulluar pa vendosur targat në vendin e caktuar.
Polici është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Të dy drejtuesit e mjeteve të përfshirë në aksident janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vorë, për veprime të tjera hetimore.
(foto ilustruese)
Trepça pezullon një punëtor, dyshohet për ndërprerje të vent...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Apple publikon iOS 26.5 beta 2 për iPhone
Gjurmët 210 milionë vjeçare të dinozaurëve tronditin shkencë...
Vitamin C shpesh është sinonim i shëndetit: Çfarë ndihmon vë...
Vetëm 45 minuta e ndajnë PSG-në nga gjysmëfinalja e Ligës së...