I plagosuri i atentatit të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Vlorë Kevin Hajrulla, në orët e mëngjesit të kësaj të enjte është nisur drejt Tiranës. Pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Vlorës ai është nisur drejt Traumës në gjendje të rëndë për jetën për të marrë një ndihmë mjekësore më të specializuar.
Besohet se në atentatin ndaj tij kanë marrë pjesë tre persona, dy të cilët godasin me kallashnikov në drejtim të mjetit Benz të 30-vjeçarit.
Dyshohet të kenë qenë dy gryka zjarri që godasin me breshëri, referuar numrit të lartë të gëzhojave dhe asaj çfarë u gjet në brendësi të mjetit Kia i cili u dogj në Panaja.
Policia e Vlorës fill pas ngjarjes ka ushtruar kontrolle në banesa dhe biznese jo vetëm në zonën ku ndodhi ngjarja por në gjithë qytetin.
Të pyetur marrë në pyetje në komisariatin e Vlorës janë mbi 20 persona të cilët janë kryesisht miq, familjarë të viktimës, dëshmitarë të rastit dhe ata të cilët mund të konsideroheshin “armiq” të tij apo kushëririt të tij.
Prej dëshmive nuk kanë dalë detaje të cilat mund të ndihmojnë zbardhjen e ngjarjes. Policia vijon edhe sot kontrollet dhe sekuestrimin e kamerave të sigurisë.
Janë sekuestruar me dhjetëra servera të kamerave në zonë dhe përgjatë itenerarit ku kanë lëvizur autorët. Hetimet ndërkohë vazhdojnë./A2cnn
Qytetari gjen telefonin dhe portofolin të humbur, i dorëzon ...
“Sarajevo Safari” – Der Spiegel rikthen artikullin për Vuçiq...
Tërmet në Real Madrid! Lista e zezë e Mourinhos përfshin gja...
Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtar...
Lushtaku ngushëllon familjet Aliu dhe Binaku pas tragjedisë ...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, autori mbërrin në spi...