Kryetari i partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi shprehet se përplasja mes Presidentit dhe maxhorancës duhet të çohet deri në fund, edhe nëse përfundon me revolucion.
Sipas tij, të këqijat këtij vendi nuk i kanë ardhur nga përplasjet, por kur ka pasur pazare politike mes palëve.
“Mendoj se Shqipërisë i bëhet më mirë që ky sulm të shkojë deri në fund. Të këqijat këtij vendi i kanë ardhur kur janë bërë pazare dhe jo kur janë bërë përplasje. Në këtë rast kemi përplasjen e dy personave, sepse unë shoh dy të tillë, njëri është President, tjetri Kryeministër.
Tani është prishur paqja mes tyre.Ky nuk është një debat kushtetues, po është një luftë për territor. Nëse presidenti do të veshë opingat dhe të vazhdojë një revolucion, le ta bëjë këtë, sepse më mirë të bëhet, sesa mos ndodhë asgjë me frikën se do të ndodhin. Shqipërisë do të ishte mirë që të rrëzoheshin të dy, por nëse është e pamundur, le të rrëzohet njëri”, tha Patozi në emisionin “Java”.
Sekuestrohen mbi 5 kg marihuanë në Fushë Kosovë, arrestohet ...
Vala e re e sulmeve izraelite në Iran, Trump: Më e keqja nuk...
Mësohet data kur do të hedhet shorti i gjysmëfinaleve të Kup...
Panik në Bosnjë e Hercegovinë – zbrazen raftet e ushqimeve, ...
Nesër nis evakuimi i shtetasve të Maqedonisë nga Lindja e Me...
Haxhiu: Mësuesit po formojnë brezat që do ta zhvillojnë Repu...