Google ADS

Arrestohet në Shqipëri aktori Rezart Veleshnja

13:36 | 13 Dhjetor 2024
K.B

Aktori i njohur i humorit, dhe ish banori i Big Brothet Vip Kosova, Rezart Veleshnja është arrestuar nga policia.

Ai akuzohet për mashtrim, ndërsa sot u zhvillua seanca në gjykatë.

Veleshnja, sipas informacioneve, i la marrë automjetin dikujt dhe ia ka shitur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin R. V, banues në Tiranë, pas me anë të mashtrimit, i ka marrë një automjet, shtetasit Y. T., dhe më pas e ka shitur”, sipas njoftimit të policisë.

Aktori është prej vitesh pjesë e ekranit, ndërsa ka marrë pjesë në disa programe./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme