Në vijim të punës intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontrolle në disa zona të qytetit dhe në akset rrugore, si rezultat i të cilave është goditur një rast i shitjes së lëndëve narkotike.
Specialistët për Hetimin e Krimeve, gjatë kontrollit të ushtruar në aksin rrugor Novoselë–Vlorë, kanë ndaluar një automjet tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin B. K., 26 vjeç dhe pasagjer shtetasin E. Ç., 33 vjeç, të dy banues në Shijak, Durrës, shkruan vizionplus.tv.
Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur dhe sekuestruar 16.90 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, e ndarë në doza. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale, janë sekuestruar 4 aparate celularë dhe automjeti.
Në përfundim të veprimeve procedurale, dy shtetasit u arrestuan për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Arrestohet punonjësi i sigurisë, dyshohet për dhunë ndaj pro...
Hamza uron Veselin për ditëlindje: Korriku është afër, atëhe...
Përhapja e Ebolës në Kongo vlerësohet “thellësisht alarmante...
Negociatat për anëtarësim në BE, Rama: Shqipëria u ngjit në ...
27 vjet nga rënia e dëshmorit Xhemajl Fetahaj
MINT cakton çmimet e derivateve për sot dhe nesër