Policia e Sarandës ndalon 9 persona, aktivistë të të ashtuquajturës “Republika e Çamërisë”.
Mësohet se ata do të procedohen penalisht në gjendje të lire për veprat penale “krijim i partive dhe shoqatave antikushtetuese” dhe “shpërndarja e shkrimeve antikushtetuese”.
Nder 9 të ndaluarit është edhe kosovari Ilir Berisha, 49 vjeç. Ai rezulton i shpallur në kërkim për veprën penale “shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor”.
Berisha u ndalua te vendi i quajtur “Axhensia” në Sarandë ku ndodhej në një zyrë të kësaj organizate. Policia thotë se tek kjo zyrë edhe energjia elektrike vidhej dhe për këtë është proceduar penalisht për veprën penale “vjedhje te energjisë elektrike”.
Disa prej te ndaluarve janë kapur në një automjet, ndërkohë që pjesa me e madhe e tyre janë ndaluar në afërsi të fshatit Vervë të Sarandës, në kufi me Greqinë, ku do te zhvillonin një manifestim.
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...