Katër doganierë dhe pesë tregtarë janë vënë në prangat në Aeroportin e Rinasit, për shkak se akuzohen për kontrabandë të mallrave.
Nga ana e Seksionit për Krimin Ekonomik Financiar në Drejtorinë e Policisë Tiranë në bashkëpunim me Drejtorin Hetimore Qendrore në Drejtorin e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në kuadër te operacionit policor “Rinas Ekspres” u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve.
Po ashtu, në kuadër të këtij operacioni u arrestuan edhe 5 doganierë.
Tregtarët janë kapur sot në flagrancë në rrugën Rinas – Kashar me një sasi mallrash konfeksione pasi kishin kaluar regjimin doganor të pikës kufitare Rinas, duke shmangur dhe mosdeklaruar tërësisht detyrimet doganore.
Në cilësinë e provave material shtetasve të dyshuar të arrestuar u janë sekuestruar vetura dhe mallra të ndryshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Kontrabande me mallra”, dhe “Fshehja e të ardhurave”. /TCH
Hapen qendrat e votimit në Kosovë, Radoniqi fton qytetarët t...
Mbi 100 prokurorë në terren për zgjedhjet e sotme
Mbi 16 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë në zgjedh...
Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht
Dita e votimit shoqërohet me temperatura deri në 27°C
Sot, Kosova voton!