3 shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet italiane pjesë e një grupi kriminal për trafikimin e lëndëve narkotike.
Emirjan Beu, Syrjan Tola dhe Dorian Beu janë lokalizuar dhe vën në pranga në Milano, teksa ishin të shpallur në kërkim ndërkombëtar që prej vitit 2017 ku policia italiane goditi grupin kriminal.
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vën në sekuestro preventive pasuri me vlerë mbi 1 milion euro të cilat dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e 3 trafikantëve dhe familjarëve të tyre.
Pasuritë e sekuestruara në Durrës janë 2 shoqëri tregtare me objekt fushën e peshkimit, së bashku me asetet e tyre, aktivitetet tregtare të 3 subjekteve fizike, së bashku me asetet e tyre, 1 anije peshkimi, 1 apartament, 1 garazh, 1 njësi shërbimi bar-kafene dhe 3 njësi të tjera shërbimi të ndryshme.
Ky operacionit u finalizua si rezultat i shkëmbimit intensiv të informacioneve të Policisë së Shtetit me Policinë italiane./euronews
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë