Gazetari Arsen Rusta ka paralajmëruar një tjetër dosje të bujshme para vitit të ri 2022. I ftuar në emisionin “Bardh a Zi” në ABC, Rusta u shpreh se “rrjeta” që kapi Lefter Kokën nuk është tërhequr ende nga deti.
Ai u shpreh se do të ketë edhe dosje të tjera me emra që i përkasin ish qeverisë, qeverisë si dhe opozitës.
“Është një nga peshqit. Rrjeta ende nuk është tërhequr nga deti. Është një tregues i mirë që rrjeta është hedhur në det.
Vendimi i gjykatës ka edhe emra të tjerë që ende nuk janë zbardhur. Por dosja e inceneratorëve dhe dosje të tjera kanë emra që i përkasin ish-qeverisë, qeverisë pse jo edhe opozitës. Viti i Ri do e ketë edhe një dosje tjetër”, deklaroi Rusta./abcnews/
Kurti: Zotimi ynë i bërë para fermerëve të Mitrovicës për si...
Rama: Nuk kemi projekt për të anuluar në Zvërnec, kur të jet...
Kombëtarja shqiptare nis përgatitjet për ndeshjet miqësore t...
Gjini në Gjilan premton zhvillim ekonomik dhe pensione 500 e...
Irani: Sulmet e Izraelit në Liban rrezikojnë armëpushimin
Kurti në Suharekë premton mbështetje për bujqësinë, nënat dh...