Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), në Shqipëri Yuri Kim ka njoftuar se për 48 orët e fundit ka takuar tre figurat më të rëndësishme politike në vend.
Kim përmes një statusi në Twitter ka shkruar se ka takuar Bashën, Ramën dhe Metën, ndërsa mesazhi i saj është që shqiptarët të votojnë të lirë dhe në paqe.
“Takova kryetarin e PD-së Lulzim Basha sot, njësoj siç jam takuar me presidentin Ilir Meta dhe kryeministritn Edi Rama në 48 orët e fundit. Ne përsërisim se SHBA nuk mbështet asnjë parti ose kandidat. Por ne mbështesim absolutisht të drejtën e të gjithë qytetarëve të Shqipërisë për të votuar lirshëm dhe në paqe”, ka shkruar Kim.
Ndryshe, të premten presidenti i Shqipërisë Ilir Meta dhe ambasadorja Yuri Kim janë përfshirë në një debat në distancë mes tyre.

Vdes Alush Gashi
Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje në fshatin Mazgit të O...
Haxhiu në takim me Komisioneren e BE-së: Kosova e përkushtua...
Ministri i Jashtëm iranian: Nuk kemi besim te SHBA-ja, do të...
Kurti: Reagimi i policisë dhe prokurorisë për incidentin në ...
Komisionerja e BE-së: Kosova të gjejë stabilitet institucion...