Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Hyseni, ka njoftuar se angazhimi i tij politik do të vazhdojë në kuadër të pushtetit ekzekutiv të Republikës së Kosovës.
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Hyseni ka bërë të ditur se vendimi është marrë në koordinim me kryeministrin Albin Kurti, duke e cilësuar këtë si vazhdimësi të bashkëpunimit të tyre politik dhe institucional.
Ai ka theksuar se bashkëpunimi me Kurtin daton që nga viti 1998, kur, sipas tij, kanë qenë së bashku të angazhuar në shërbim të zyrës së përfaqësuesit politik të UÇK-së.
Hyseni ka falënderuar qytetarët dhe mbështetësit për besimin e dhënë gjatë tri proceseve zgjedhore, duke thënë se gjatë kësaj periudhe ka tentuar të përfaqësojë me përkushtim interesat e tyre në Kuvendin e Kosovës.
E ftuan në 20-vjetorin e pavarësisë së Mali të Zi, reagon as...
Rama: Estonia udhërrëfyes për Shqipërinë në transformimin di...
Abdixhiku dhe Osmani shprehin ngushëllime për ndarjen nga je...
Nuk u përfshi në listën për deputetë/ Driton Hyseni i VV-së ...
Vdes Alush Gashi
Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje në fshatin Mazgit të O...