Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov në një deklaratë për shtyp ka dhënë detaje për situatën e luftës në vendin e tij.
Ndër të tjera ai tha se Ukraina është e pajisur me armë, por ka nevojë ende për ndihma, sidomos për ato humanitare.
Ai tha se kushdo që do të ndihmojë, mund të paraqitet në selinë e ambasadës në Tiranë.
“Ukraina është e pajisur me armë por ekziston nevoja për ndihmë, edhe për humanitare. Në ambasadë është ngritur një seli për ndihmën humanitare. Kushdo që ka kontaktuar më parë me ambasadën tani mund ta bëjë vërtet. Falenderoj shumë popullin shqiptar për mbështetjen pa kompromis”, tha Shkurov.
Një thirrje të veçantë, bashkëshortja e ambasadorit bëri për gratë shqiptare.
“Kam një dëshirë tu bëj thirrje grave shqiptare. Femrat kanë një fuqi të madhe3 dhe vendosmëria e tyre është më e fortë se cdo armë. Nëse keni zemër ju ftoj të bashkoheni me qëndrimin tonë të dilni të protestoni.U bëj thirrje ukrainasve që jetojnë në Shqipëri të bashkoheni për të ofruar çdo lloj ndihme. Të bashkohemi të forcohemi. Ju falenderojmë përzemërsisht”, tha ajo./abcnews/
Rama: Task-forcë për të stabilizuar çmimin e naftës
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 24-të, vëmendja në...
Prizreni pa zonë ekonomike
Hoxha: Diplomatët shqiptarë në kontakt të vazhdueshëm me qyt...
Tensione të forta në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon: Do të ...
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...