Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, sot nuk anuloi ceremoninë e 107-vjetorit të Pavarësisë.
Përveç kësaj, ai pas përfundimit të ceremonisë zyrtare, dha një intervistë po aq të çuditshme, sa e vlerësonte të çuditshme se si shumë qytetarë kosovarë po ndihmojnë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri, i cili deri më tani ua mori jetën 21 personave, shkruan Gazeta Insajderi.
“Është e çuditshme sesi shume qytetarë të thjeshtë nga Mitrovica, Gjilani kane ardhë ne ambasadë dhe janë interesuar sesi mund të ndihmojnë. Është shumë e çuditshme”, është shprehur Minxhozi.
Kujtojmë, se pak minuta më parë është mbajtur ceremonia e 107-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ku të pranishëm ishin edhe liderët dhe politikanët kosovarë.
Rinumërohen 1,423 nga 2,557 vendvotime
Alexander-Arnold do të qëndrojë në Real Madrid
Rusia sulmon Ukrainën, ndërsa vazhdojnë bisedimet me SHBA-në...
Të dielën priten erëra të forta, Komuna e Prishtinës paralaj...
Francë: E vrau partneren para syve të fëmijës, Liridon Beris...
Zvicër: Kosovarit iu refuzua shtetësia në Aargau, por fiton ...