Një aksident i rëndë ndodhi para dy ditësh në Durrës ku viktimë mbeti një 36 vjeçar. Personi që shkaktoi aksidentin u largua nga vendngjarja për t’u dorëzuar sot në polici.
Durrës
Nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, u bë i mundur arrestimi i shtetasit: S.B.,52 vjeç, banues në Durrës.
Ky shtetas dyshohet se më datë 06.12.2019, në orën 16:45, në lagjen Nr 15, Spitallë, duke drejtuar mjetin tip “Renault Megane”,ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin E.H., 36 vjeç, dhe u largua nga vendi i aksidentit
Falë veprimeve të shpjeta të kryera nga grupi hetimor u bë i mundur identifikimi i mjetit. Drejtuesi i mjetit, shtetasi S.B, paraditen e sotme u vetëdorëzua në Polici.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”./tch/
Përfshihet nga zjarri një furrë në Rahovec
“Çike Çike” – Bebe Rexha publikon klipin me vargje në shqip
Sekretarja e Guxo-s: Vjosa Osmani është emër i pranueshëm pë...
Mashtrimi me pronë në Veternik, të arrestuarit janë serbë
SHBA/ Ish-sekretari i Thesarit, Larry Summers dorëhiqet si l...
Çitaku: Sa të ketë tokë e qiell Kosova do të ketë Presidentë...