Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë (MEPJ) ka shprehur ngushëllime dhe solidaritet lidhur me aksidentin tragjik hekurudhor që ndodhi në Spanjën jugore, ku dy trena u përplasën duke lënë të vdekur të paktën 39 persona dhe disa të plagosur.
Në një njoftim zyrtar, MEPJ njofton se po ndjek nga afër situatën pas aksidentit tragjik dhe se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet vendase për të verifikuar nëse ka shtetas shqiptarë të prekur.
“Në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Madrid, është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet spanjolle dhe po ndjek nga afër situatën për të verifikuar nëse ka shtetas shqiptarë të prekur nga aksidenti. Strukturat përkatëse janë në gatishmëri për të ofruar asistencën e nevojshme. Për çdo informacion, emergjencë apo nevojë për ndihmë, qytetarët shqiptarë mund të kontaktojnë Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Madrid në adresën e emailit [email protected] ose në numrin e telefonit +34 606 37 68 30”, nënvizohet në njoftim.
Një tren me shpejtësi të lartë, Iryo, që udhëtonte nga Malaga në Madrid doli nga shinat pranë Adamuz, duke kaluar në shinat e tjera ku u përplas me një tren që po vinte përballë duke shkaktuar vdekjen e të paktën 39 personave./rtsh.al/
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...