Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur rreth orës 00:40 të së shtunës në autostradën “Tiranë-Durrës”, në zonën e Marikajt, ku një 19-vjeçar ka humbur jetën dhe dy të rinj të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit, shtetasi D. D., 18 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin, i cili ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë në vendngjarje pasagjeri E. B., 19 vjeç.
Ndërkohë, drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer tjetër janë dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkakun e aksidentit dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes./euronews.al
Edi Rama nga Izraeli: Unë jam katolik, gruaja myslimane, fëm...
Paga mbi 1 mijë euro: Këta janë sektorët më të paguar në Kos...
27 komuna përmbyllin procesin e rinumërimit
Kurti diskuton me ambasadorët perëndimorë për procesin zgjed...
Ambasada e ShBA-së në Prishtinë kujton viktimat e Holokausti...
Vazhdon bllokada e transportuesve rajonalë në kufijtë me BE-...