Google ADS

Aksident me një të plagosur në Shkozë, përplaset makina e ambasadës

21:18 | 25 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Një aksident ka ndodhur në Shkozë pranë një karburanti mbrëmjen e sotme nga ku ka mbetur e plagosur një grua.

Mësohet se një automjet i trupit diplomatik të vendeve arabe është përfshirë në një aksident me një automjet tjetër.

Automjeti tip ‘Benz’ me targa CD 4209 A i cili i përket ambasadës së vendeve arabe dhe ku udhëtonin dy shtetas të huaj është përplasur me një mjet tip “Volksëagen Polo” me targa AA579Gt, ku udhëtonin dy bashkëshortë me banim në Shkozë.

Nga përplasja ka pësuar plagë në kokë shtetasja shqiptare që udhëtonte në automjetin tip Volsëagen Polo’ e cila është dërguar me ambulancë për kontroll mjekësor në spitalin e Traumës.

Në vendngjarja kanë ardhur edhe persona të tjerë të ambasadës së huaj, ndërsa policia ka kryer hetime për të nxjerrë shkakun e aksidentit.

Shpërndaje në rrjete sociale