Një autobus urban në Tiranë aksidentoi një 18 vjeçare e cila po udhëtonte me biçikletë dhe më pas u përplas me dy automjete të parkuara pak metra më larg.
Perveç 18 vjeçarjes si pasojë e përplasjes u dëmtuan dhe tre persona që ndodheshin në autobus.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e të dielës në rrugën e Kavajës.
Në momentin e aksidentit autobuzi po ecte me shpejtësi ndërkohë që 18 vjeçarja me biciklete dyshohet se ka kaluar rrugën kur semafori ishte ende I kuq.
Pasi ka përplasur biçikletën autobuzi siç duket në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë në zonë ka devijuar pranë trotuarit ku është përplasur dhe me mjetet e parkuara.
Policia dyshon se drejtuesi I autobusit 56 vjeçari Çlirim Shala ka humbur kontrollin e mjetit.
Të dëmtuarit morën ndihmë mjekësore në spital ndërkohë policia ka arrestuar drejtuesin e autobuzit. / abcnews.al /
Pakistani e Afganistani shpallin armëpushim për Bajramin pas...
Forbes: Shqipëria, një nga pesë vendet e vetme të NATO-s që ...
34-vjeçari vdes pasi goditet nga vetura në Prizren, arrestoh...
Policia shpall në kërkim dilerin e drogës
Gruda: Presim që dekreti i Osmanit të shpallet kushtetues, z...
Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji