Një aksident i rëndë rrugor me pasojë dy të vdekur ka ndodhur rreth orës 01:30 në aksin Lezhë–Milot.
Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, kanë humbur jetën shtetasi R. H., 66 vjeç, dhe pasagjeri që ndodhej në të njëjtën makinë, shtetasi A. H., 52 vjeç.
Dyshimet paraprake janë se shkak i aksidentit ishte pozicionimi i gabuar në karrexhatë i njërit prej drejtuesve të mjeteve, i cili sipas policisë rezultoi në gjendje të dehur.
Shoferi 33-vjeçar është arrestuar në flagrancë, ndërkohë që grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes
Njoftimi i policisë
“Rreth orës 01:30, në aksin rrugor Lezhë–Milot, janë përfshirë në një aksident rrugor automjeti me drejtues shtetasin A. Gj. dhe automjeti me drejtues shtetasin R. H., 66 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, kanë ndërruar jetë shtetasi R. H. dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin e tij, shtetasi A. H., 52 vjeç. Nga veprimet e para hetimore në vendin e ngjarjes, dyshohet se shkak i aksidentit rrugor të jetë, krahas kushteve atmosferike me reshje të dendura shiu, pozicionimi i gabuar në karrexhatë i automjetit me drejtues shtetasin A. Gj., 33 vjeç, i cili rezultoi në gjendje të dehur. 33-vjeçari është arrestuar në flagrancë, ndërkohë që grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...