Një minator 33 vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë këtë të premte në një nga galeritë e zonës D të minierës së Bulqizës.
Mësohet se minatori 33 vjeçar me inicialet N.A ka qenë në frontin e punës teksa është goditur nga një masiv gurësh.
Ai është nxjerrë jashtë galerisë nga kolegët e tij dhe është transportuar për të marrë ndihmën e parë në spitalin e Bulqizës.
Mësohet se bluzat e bardha të këtij spitali kanë kërkuar transportimin me helikopter drejt Tiranës për shkak të gjendjes së rëndë.
Ndërkohë grupi hetimor ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e vërteta të aksidentit në punë të 33 vjeçarit./oranews/
Ambasadori gjerman viziton ushtarët e KFOR-it, informohet pë...
Irani: Sulmet amerikane dhe izraelite kanë goditur spitale d...
Droni godet një rrokaqiell në Dubai, hapet vrimë e madhe në ...
Kurti kujton protestat studentore të ‘81, viziton veprimtari...
Berisha i AAK-së: Jemi në një situatë të rëndë sa i përket s...
Çka ndodhi dje me Gjestin? Zbulohen detaje