Një 48-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vendosje eksplozivi në një automjet në Bulqizë është ekstraduar nga Spanja drejt Shqipërisë.
Operacioni për ekstradimin u finalizua nga Interpol Tirana, në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”. I ekstraduari është shtetasi me inicialet R.I., 48 vjeç.
Sipas autoriteteve, ai kërkohej ndërkombëtarisht pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër i kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, me pasoja të rënda materiale.
Hetimet tregojnë se mbrëmjen e 29 qershorit 2018, 48-vjeçari dyshohet se vendosi eksploziv në një automjet tip “Audi”, në pronësi të shtetasit F.T. dhe në përdorim të shtetasit T.T., pronar i një lavazhi ku ndodhi shpërthimi në Bulqizë.
Nga shpërthimi nuk pati persona të lënduar, por u shkaktuan vetëm dëme materiale./rtsh.al/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...