Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka vizituar ushtarët gjermanë që shërbejnë në kuadër të KFOR’it, të stacionuar në kampin Bondsteel, angazhimi i të cilëve ka thënë se kontribuon në paqe dhe siguri.
Sipas njoftimit të ambasadës, Rudolph është informuar detajisht mbi kapacitetet operacionale dhe pajisjet teknike që përdoren gjatë patrullimeve dhe vëzhgimeve përgjatë kufirit Kosovë-Serbi.
Ai ka dalë në terren në pikën e vëzhgimit CBS si dhe ka bërë ndalesa në zonat kryesore operacionale.
“Nga automjetet moderne të blinduara deri te sistemet e avancuara të mbikëqyrjes, ambasadori vlerësoi profesionalizmin dhe përkushtimin e trupave në përmbushjen e mandatit të KFOR-it”, thuhet në njoftim.
Ai ka vlerësuar kontributin e ushtarëve gjermanë që shërbejnë në Kosovë dhe rolin e tyre.
“Ushtarët gjermanë që shërbejnë në kuadër të misionit KFOR në kampin Camp Bondsteel janë pjesë e kontributit të Gjermanisë në këtë mision të udhëhequr nga NATO në Kosovë. Ata luajnë një rol të rëndësishëm në përpjekjet paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, duke kryer patrullime, duke u trajnuar me partnerë dhe duke ruajtur kapacitetet për të reaguar shpejt nëse situata e sigurisë e kërkon”, thuhet në njoftim.
Mbi 30 plumba u shkrepën në veturën ku u vranë burrë e grua
Tërmet në Zvicër, nuk raportohet për dëme
Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton ndryshime në Komi...
Al-Nassr gati për goditjen e madhe të verës, Rondalos mund t...
Fitore me aromë Evrope për Malishevën
Drita “shkatërron” Llapin, dhe ruan diferencën me Ballkanin