Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka reaguar lidhur me gjendjen në Policinë e Kosovës, duke thënë se situata e sigurisë në vend është shqetësuese.
Berisha deklaroi se pamjet e fundit nga kampet e policisë, përfshirë kampin në Mitrovicë, janë sipas tij “të tmerrshme”.
“Pamjet e fundit që i kemi parë në kampet e Policisë së Kosovës, në kampin në Mitrovicë, janë të tmerrshme. Jemi në një situatë të rëndë sa i përket situatës së sigurisë”, u shpreh ai.
Sipas Berishës, institucionet e sigurisë nuk duhet të përdoren për qëllime politike, duke kërkuar që të mos bëhen “lojëra” me ushtrinë, sigurinë dhe inteligjencën.
“Këtë lloj të qeverisjes që nuk po do të qeverisë, të mos bëjë lojë me ushtrinë, sigurinë dhe inteligjencën. Ka marrë fund populizmi”, deklaroi ai.
“Shkëlqimi dhe rënia e Prishtinës” – A gab...
Hodhën granatë në oborrin e një shtëpie në Vushtrri, arresto...
FIFA refuzon ndryshimin e kalendarit të Botërorit 2026, Iran...
Rasti tronditës në Lipjan, QKUK për gjendjen e 5-vjeçarit: P...
Konate rikthehet për Liverpool, dyshime për Gomez para përba...
U shpall shtet sponsor i terrorizmit – Çfarë përmban rezolut...