Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Kavajë, në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, ku është konfirmuar një viktimë, por dyshohet se i vdekur ka mbetur edhe një person tjetër.
Policia bën me dije se një mjet kamion me drejtues shtetasin I. C., është përplasur me një mjet tip “Benz” me drejtues ende të paidentifikuar. Si pasojë e aksidentit, dyshohet se mund të kenë humbur jetën dy persona, shoferi i “Benz” dhe pasagjeri.
Trupat e viktimave ende nuk janë nxjerrë, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /BW/

Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtet...
Haaland komenton rastin me mbrojtësin e Arsenalit: Gabriel d...
Izraeli dhe Libani do të rifillojnë bisedimet e paqes të enj...
“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lush...
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin
Shtrenjtimi i naftës rrit shitjet e makinave elektrike me 51...