Google ADS

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën 44-vjeçari

08:39 | 7 Tetor 2022
A. B.

Një person ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës në orët e para të mëngjesit të së premtes.

Policia tha se një automjeti me drejtues shtetasin H. P., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i automjetit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /Tch/

Shpërndaje në rrjete sociale