Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin nacional Lushnje Berat, ku mbetën të plagosur tre persona.
Aksidenti është shënuar në kilometrin e dytë të rrugës nacionale Lushnje-Berat, në afërsi të lagjes karbunare.
Një automjet tip volksvagen me targa AA271JI që udhëtonte drejt Lushnjes nga Berati është përplasur kokë më kokë me një automjet tip benz, me targa 573NT që udhëtonte në krahë të kundërt.
Si pasojë e përplasjes së fortë dy personat që udhëtonin në benz, si dhe drejtuesi i volksvagenit janë dëmtuar rëndë dhe janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Lushnje, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon mbi zbardhjen e rrethanave.
Tërmet në Real Madrid! Lista e zezë e Mourinhos përfshin gja...
Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtar...
Lushtaku ngushëllon familjet Aliu dhe Binaku pas tragjedisë ...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, autori mbërrin në spi...
Një muaj paraburgim për të dyshuarin për grabitje në Gjakovë...
49 aksidente trafiku e mbi 2200 gjoba të shqiptuara brenda 2...