Një aksident me vdekje është shënuar këtë mëngjes në rrugën nacionale Lushnje-Berat në fshatin Barbullinjë. Një 65-vjeçare është përplasur për vdekje nga një mjet tip Audi me targa AB257 SM.
Mjeti i drejtuar nga 46-vjeçari Aleksandër Misto ka përplasur viktimën e cila kalonte në anën tjetër të rrugës. Drejtuesi i mjetit është ndaluar nga policia dhe është shoqëruar në komisariatin e policisë së Lushnjes. Ambulanca ndodhet në vendngjarje për të marrë trupin e Hatixhe Topi e cila këtë mëngjes kishte dalë për të shkuar në punë.
Policia e qarkullimit në vendngjarje po dokumenton aksidentin dhe po disiplinon trafikun ndërkohë që pritet eksperti i policisë për vijimin e procedurave./A2
“Kosova arriti finalen me meritë, do të jetë një final...
PDK i kërkon Presidentes Osmani emërimin e anëtarit të dytë ...
Formohet grupin punues për shqyrtimin e aplikacioneve të kan...
NATO kap raketën e katërt nga Irani drejt Turqisë
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...