Një 21-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e ditës së sotme, pasi humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga, në aksin rrugor “Koplik-Dedaj” në Shqipëri.
Mësohet se viktima, shtetas shqiptar GJ. GJ., 21 vjeç, ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.
Grupi hetimor vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
“Rreth orës 20:30, në aksin rrugor “Koplik-Dedaj” shtetasi Gj. Gj., 21 vjeç, banues në fshatin Reç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë shtetasi Gj.Gj., ka ndërruar jetë, gjatë rrugës për në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./tch
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...