Aksident i rëndë në aksin Elbasan–Peqin, automjeti përplaset me kamionin, plagosen një grua dhe një fëmijë

10:18 | 29 Maj 2026
E.K

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të premteje në aksin Elbasan-Peqin, në afërsi të fshatit Pajovë, ku një automjet është përplasur me një kamion.

Sipas informacioneve paraprake, nga përplasja kanë mbetur të plagosur rëndë drejtuesja e automjetit dhe një fëmijë që udhëtonte me të. Të dy janë transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Deri tani nuk ka një njoftim zyrtar nga policia mbi shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes./euronews.al