Dy adoleshentë nga Lushnja janë arrestuar nga policia pas një aksidenti që ndodhi pasditen e së enjtes. Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Kashtbardhë ku makina tip Benz me të cilën udhëtonin të rinjtë doli nga rruga.
Mësohet se brenda në makinë ishte edhe një invalid. Burime nga policia thanë se adoleshëntët e kishin vjedhur makinën pak ditë më parë dhe janë pikasur nga policia në zonë. Në momentin që po ndiqeshin nga 2 makina policie ata kanë shtuar gazin në përpjekje për t’u larguar.
Në një kthesë ata janë përplasur me barrierat dhe kanë përfunduar në kanal. Nga përplasja të tre personat kanë marrë dëmtime dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Policia tha se po heton rastin në fjalë./lapsi/
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...