Gazetari Adi Krasta i ftuar në “Kjo Javë” në “News 24” tha se Shqipërisë i duhet një rotacion politik, pasi sipas tij, ky lloj modeli sjell shpresë dhe zhvillim në shoqëri.
“Do të jem kundër çdo qeverie, sepse unë jam i lirë dhe liria ime ka shumë rëndësi. Për mua rotacioni sjell ndryshim”, tha Krasta, duke cituar Abraham Linkolnin.
Krasta theksoi se mazhoranca është e konsumuar, ndërsa shtoi se do të kishte dashur një opozitë më të fortë dhe aktive.
I konsideruar si një nga figurat më të rëndësishme të ekranit në Shqipëri, Krasta tha mes tjerash se duhet punuar për të mbrojtur interesin e publikut dhe jo propagandën qeveritare.
“Nuk i heq asnjë presje këtij qëndrimi. Duke qenë qeveria autoritet, kollaj bëhet autoritare. Kjo Shqipëri është e njerëzve të zakonshëm. Janë ca nga ne, të cilët iu duhet të mbrojnë interesin e publikut. Unë shoh disa kolegë të mi, të cilët luajnë rolin e propagandës qeveritare, por s’janë aspak të lumtur”, shtoi ai.
Tërmet 7.8 ballë në Filipine, humbin jetën 3 persona, lëshoh...
Rama reagon ndaj protestave: Projektet e Zvërnecit dhe Sazan...
Pas numërimit të shumicës së votave, LVV-ja kryeson garën zg...
Ditë e ngrohtë vere, temperaturat deri në 28°C
KQZ: Nga sot nis numërimi i votave në QKN
Kurti: Dekada i takon qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje