Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, u pyet nëse situata e krijuar në Shqipërisë do të sjellë masa të forta si ato në Greqi dhe Itali.
Fico tha se për momentin përjashtohet një mbyllje e Shqipërisë.
“Kjo është një situatë e cila vlerësohet në dinamikën e vet. Sot që flasim opsioni i mbylljes së Shqipërisë do të ishte opsioni i fundit.
Sa i përket ecurisë së indikatorëve që masin situatën ne jemi akoma në momentin që ndërhyrjet e bëra do të na lejonin që të vijojmë, duke monitoruar javë pas jave.
Vlerësimi i mbylljes është i parashikuar, nuk është se nuk e kemi parashikuar skenarët që ne ndodhemi sot, mesa ju kujtoj kemi qenë tejet të qartë se ezaurimi i kapaciteteve spitalore është element i rëndësishëm për të konsideruar vijimësinë e masave drastike për mbylljen e lokaleve apo të përgjithshme”, tha ajo./TCH
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër
E trishtë: Nesër u jepet lamtumira e fundit dy të rinjve nga...
Kurti premton investime të shumta në Mitrovicë dhe gjithë Ko...
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...