Kreu i opozitës Lulzim Basha i ftuar në emisionin Opinion ka deklaruar se në Shqipëri nuk mund të ndodh ajo që po ndodh sot Maqedoni.
I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se a rrezikon Shqipëria të kthehet në të njëjtën situatë si ajo në Maqedoni, Basha ka deklaruar se kjo nuk ka mundësi të ndodhë. Kjo sepse vendet nuk ndodhen në kushte të njëjta politike.
“Është një ngjarje shumë e rëndë dhe tronditëse. Edhe më tronditëse për ne shqiptarët duke qenë që edhe një numër deputetësh shqiptarë janë sulmuar fizikisht”, është shprehur Lulzim Basha.
Gjithashtu Basha ka shprehur mbështetjen për shqiptarët e Maqedonisë dhe për faktorët politike shqiptarë, duke i ftuar ata të qëndrojnë së bashku.
Protestojnë punëtorët e “Prishtina Parking”, paralajmërohet ...
Orav përshëndetet me Kurtin: Institucionet të jenë funksiona...
Emiratet e Bashkuara Arabe njoftojnë për 7 të vrarë dhe 145 ...
Aksioni kundër fajdes në Prizren, dëmi ndaj viktimës 700 mij...
Mbi 8 mijë zyrtarë ende pa deklaruar pasurinë
Orav përfundon misionin në Kosovë, takim lamtumirës me Osman...