62-vjeçarja, Barizhe Mance rrëfen se në 13 shtator 2016 kishte gjetur jashtë portës, një shashkë,(mbetje luftarake) dhe e kishte varur mbi portë.
Kjo u bë shkak që policia ta arrestonte dhe të bastiste shtëpinë e 2 të moshuarve, Mezhdet dhe Barizhe Mance.
I shoqi rrëfen ditën kur policia arreston bashkëshorten e tij dhe me forcë kontrollon gjithë shtëpinë sikur të ishte ndonjë kriminele. Ai shton se kur mbërritën në oborrin e komisariatit, bashkëshortes së tij i bien të fikët dhe policët e dërgojnë 62-vjeçare në maternitet sikur ishte shtatzënë.
Zonja Barizhe tregon se ka përjetuar turpin më të madh në një moshë të vjetër. Dy të moshuarit kërkojnë përmes emisionit ” Fiks Fare” që të dëgjohet historia e tyre, të dihet e vërteta e tyre dhe kur të dalin në qytet, të dalin me kokën lart dhe jo t’ia bëjnë me gisht./g.shqip/

MINT publikon çmimet e reja të derivateve, nafta 1.51 euro p...
Pas rastit të Tivatit, Serbia i hakmerret Malit të Zi –...
“Pse na le kaq herët bre bir”, babai i Leonit Aliut prek me ...
Lufta në Iran, Trump: Do të doja të takohesha me Mojtaba Kha...
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshi...
Ylli i “Off Campus” i jep fund fejesës pas pesë vitesh lidhj...