Prej më shumë se 48 orësh po punohet për të gjetur 61-vjeçarin Muharrem Plaku, i cili dyshohet të jetë i bllokuar në thellësi të nëntokës në një nga galeritë e zonës D të minierës së Bulqizës.
61-vjeçari me profesion teknik mësohet se paraditen e të mërkurës ka qenë duke hapur frontin e ri të punës për minatorët që do të nxirrnin më pas mineralin e kromit, por dyshohet se në thellësi ka pësuar shembje pingule masivi shkëmbor.
Sipas specialistëve, shembja ka qenë e madhe çka ka bërë që Muharrem Plaku të mbetet i bllokuar.
Ekspertët e AKSEM, të cilët janë autoriteti i vetëm për ndërhyrje në të tilla raste, vijojnë të mos japin asnjë informacion sa i përket avancimit të punës në vendin ku dyshohet se është bllokuar tekniku 61-vjeçar.
Ndërkohë, familjarët e Muharrem Plakut nuk kanë lëvizur për asnjë moment nga dera e galerisë me shpresën se ai do të nxirret i gjallë. /A2/
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë