Si rezultat i reshjeve të shumta të shiut në qarkun e Durrësit, rreth 410 ha tokë bujqësore ndodhet nën ujë.
Në grykëderdhjen e tij, lumi Ishëm ka dalë nga shtrati në Bubq të Fushë-Krujës, ku 350 hektarë tokë bujqësore janë nën pushtetin e ujit. Lumi Ishëm ka shkaktuar përmbytje tokash bujqësore edhe në fshatin Gjuricaj të njësisë administrative Ishëm, Bashkia Durrës.
60 ha tokë raportohet të jenë nën ujë. Emergjencat civile të prefekturës së Durrësit kanë ngritur grupet e punës dhe po ndjekin në terren situatën. Ndërkohë lumi Zezë ndodhet në kuotat maksimale.
Reshjet e shumta të shiut kanë vërshuar edhe nëpër oborret e shtëpive në këto zona, ndërsa në një banesë në Katund të Ri uji ka depërtuar brenda shtëpisë./TCH
“Mjaft me izolim!” – Protestohet në Çakorr për hapjen e kufi...
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit
Abdixhiku i prerë me Kurtin: A doni marrëveshje politike me ...
Vuçiq njofton tubim të madh pro-qeveritar në Beograd për Vid...