Vendimi i Parlamentit holandez për të rikthyer vizat për shqiptarët shkaktoi një gjullurdi të madhe, jo vetëm në Shqipëri por edhe në BE.
Holandezët ia kaluan për shqyrtimin Komisionit Evropian, i cili fatmirësisht hodhi poshte kërkesën e Holandës.
Por shqiptarëve vazhdon t’u refuzohet lëvizja në zonën Schengen, edhe pse e kanë këtë të drejtë.
Sipas të dhënave të Eurostat, plot 23.400 shtetasve shqiptarë u është refuzuar hyrja në Schengen, nga një total prej 471.200 udhëtarësh jashtë vendeve të unionit.
Rekordin e mban Greqia me plot 11.075 refuzime, e ndjekur nga Kroacia me 2670, Britania e Madhe me 1455 dhe Franca me 1450.
Kujtojmë këtu se shqiptarët që nga viti 2011, mund të lëvizin të lirë në zonën Schengen.
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...