Për shkak të një konflikti për motive të dobëta një 21 vjeçar ka goditur me mjet prerës bashkëmoshatarin e tij.
Si pasojë e lëndimeve të marra, i riu ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori është vënë në pranga.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:
– D. Sh., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës, shtetasin A. D., 21 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al/
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...