Prej thuajse 10 vitesh, në aksin kombëtar Lin-Pogradec vazhdon përpjekja për të ndërtuar 21 km rrugë.
Pavarësisht kësaj, atje asgjë nuk ka mbaruar. Aktualisht ka përfunduar shtrimi i asfaltit, pjesërisht korsia e biçikletave, ndërsa ende nuk ka sinjalistikë.
Herë pas here, ministra të ndryshëm kanë inspektuar punimet dhe kanë deklaruar një vit afat për përfundimin e tyre.
Punimet për ndërtimin e aksit Lin-Pogradec duhej të kishin përfunduar në muajin shkurt të këtij viti, por edhe ky sezon turistik do ta gjejë qytetin liqenor mes punimeve infrastrukturore.
Në këtë segment, prej kohësh po punohet për ndërtimin e tunelit panoramik, por ngërçi i radhës këtu do të sjellë tejzgjatje të punimeve.
Shembja e një pjese të kodrës së kalasë ka bërë që dherat të bien mbi pjesën ku ishte duke u kryer ndërhyrja, e për të disatin vit radhazi kjo rrugë mbetet e papërfunduar./tch/
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim