Mbrëmjen e së premtes, para një lokali Shisa Bar në qytetin Konstancë të Gjermanisë, në kufi me Zvicrën është vrarë me thikë një kosovar i moshës 19 vjeçare nga Zvicra,
I riu Sony S. (emri i shifruar) nga Shafhauseni i Zvicrës së bashku me mikeshën e tij dhe të njohur të tjerë përfshihet rreth mesnatës jashtë lokalit në një zënkë me disa persona, shkruan blick.ch. transmeton albinfo.ch.
Nuk dihet saktësisht motivi ndërsa një kushëri i të ndjerit ka thënë për gazetën blick se ka qenë fjala për një ngatërrim me fund tragjik. Sipas tij, dorasit ishin duke kërkuar një person tjetër. Por një shok tjetër i 19 vjeçarit thotë se konflikti kishte lindur në lidhje me një vend parkimi.
Por, Drejtoria Policore e Konstancës ende nuk shprehet lidhur me motivin. Ajo që është e qartë është se Sony S. pasi është goditur me thikë përpiqet të ikë, madje hip në veturën e tij BMW por pastaj, i plagosur rëndë shkon dhe përplaset në lokalin para të cilit ishte zhvilluar ngjarja tragjike. Por plagosja e tij kishte qenë shumë e rëndë. Ai vdes në spital.
Policia deri tash ka ndaluar katër persona që vihen në lidhje me vrasjen, përcjell albinfo.ch. Në mesin e tyre është edhe siriani Omar H., për të cilin të njohurit e viktimës janë të sigurt se është personi që e ka goditur me thikë kosovarin. Por policia nuk e pohon e as mohon këtë. Një zëdhënës i saj ka thënë se një komision special prej 50 personash po punon lidhur me rastin.
Një kushëri i të vrarit ka thënë për gazetën se Sony S., ka qenë një djalë i qetë që nuk ka kërkuar sherr madje i ka ikur konflikteve. Ai është i pafjalë.
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...