Në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinës sot kanë kaluar 41,670 shtetas të huaj, një fluks i shtuar turistësh dhe i mirëmenaxhuar nga PKK, Morinë, deklaroi sot për ATSH-në, prefekti i Kukësit, Zenel Kuçana.
Prefekti Kuçkana u shpreh se vazhdon të rritet numri i turistëve që kalojnë pikën Kufitare të Morinës. “Sot, në fundjë javë ky numër është më i lartë se ditë më parë, pasi qytetarë të Kosovës dhe turistë të huaj kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën në Shqipëri”, tha Prefekti.
Nga të dhënat zyrtare sot nga ora 03:30 kanë hyrë në PKK Morinë 153 autobusë, 6800 automjete të vogla në total me rreth 41,670 shtetas kosovarë dhe kryesisht të huaj. Prefekti i Kukësit Kuçana thekson se situata është mirëmenaxhuar pa krijuar pritje në radhët e pasagjerëve.
Tërmet në Zvicër, nuk raportohet për dëme
Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton ndryshime në Komi...
Al-Nassr gati për goditjen e madhe të verës, Rondalos mund t...
Fitore me aromë Evrope për Malishevën
Drita “shkatërron” Llapin, dhe ruan diferencën me Ballkanin
Ballkani fiton ndaj Ferizajt, dhe vazhdon ndjekjen e Dritës