Al-Nassr gati për goditjen e madhe të verës, Rondalos mund t’i bashkohet ylli i madh botëror

17:23 | 26 Prill 2026
D.H

Ideja që Mohamed Salah dhe Cristiano Ronaldo të luajnë së bashku nuk duket më vetëm fantazi – përkundrazi, është më afër se kurrë të bëhet realitet.

Sipas raportimeve të fundit nga media saudite Okaz, klubi i Al-Nassr ka marrë një hap të rëndësishëm drejt transferimit të yllit të Liverpoolit, i cili do të largohet në fund të këtij sezoni, shkruan Arbresh.info.

Trajneri Jorge Jesus thuhet se ka dhënë dritën e gjelbër për afrimin e Salah gjatë verës.

“Mbretit Egjiptian” i skadon kontrata në fund të sezonit 2025/26 dhe ai tashmë ka konfirmuar largimin nga “Anfield”.

Kjo e bën atë një objektiv ideal për klubet e pasura saudite, me Al-Nassr që shihet si një nga favoritët kryesorë për ta transferuar falas.

Megjithatë, marrëveshja varet nga një faktor kyç, e ardhmja e trajnerit. Drejtuesit e klubit janë në negociata me Jorge Jesus për vazhdimin e kontratës, dhe vetëm pasi kjo çështje të zgjidhet, pritet të konkretizohet oferta për Salah.

Nëse transferimi realizohet, bashkëpunimi mes Salah dhe Ronaldos pritet të jetë një nga dysget më të bujshme në futbollin botëror. Përveç aspektit sportiv, kjo lëvizje ka edhe ndikim të madh komercial dhe kulturor, duke qenë se Salah shihet si figurë shumë e rëndësishme për rajonin.

Përkundër interesimit konkret të Al-Nassr, gara për shërbimet e Salah mbetet e hapur. Edhe klube të tjera nga Arabia Saudite janë në ndjekje të situatës, ndërsa vendimi final do të merret nga vetë lojtari.

Ndërkohë, Ronaldo mbetet i përkushtuar ndaj Al-Nassr deri në vitin 2027 dhe vazhdon të ndjekë rekordet personale në ligën saudite./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale