Dyshohet për dy të vrarë në Lezhë të Shqipërisë

15:39 | 26 Prill 2026
E.G

Dy persona raportohet se janë vrarë në Lezhë të Shqipëisë pas disa të shtënave drejt një veture.

Siç raporton Top Channel, dyshohet që viktimat kanë qenë në lëvizje me veturën e tyre.

Gjithashtu në bazë të pamjeve të publikuara, vihet re se në veturë janë shkrepur një sërë plumbash.

Ende nuk dihet identiteti i viktimave apo personave që kanë shtënë, e as detaje më tepër rreth këtij rasti.