Ish-opinionistja e Big Brother VIP Albania, Zhaklin Lekatari, ka qenë e ftuar së fundmi në ‘Fan Club’ për të diskutuar rreth formatit të famshëm.
Ajo ka folur për finalistët e këtij edicioni, të cilët janë: Rozana Radi, Laert Vasili, Gjesti dhe Egli Tako.
E pyetur për Gjestin, ajo tha se do ta përshkruante me një fjalë si ‘të paharrueshëm’.
“I paharrueshëm, mendoj se do të kalojnë vitet, do të zhvillohen Big Brother-at e tjerë dhe dinamikat që ai ka sjell në lojën e Big Brotherit të këtij sezoni, mendoj se do ta bëjnë të paharrueshëm”, u shpreh ajo.
Lekatari tutje tha: “Në ndryshim nga fituesit e tjerë ka një moshë shumë të re, nuk është aq i shkolluar, ka limitet e veta, ka krijuar, ka shkaktuar debate ka ngacmuar me pothuajse të gjithë. Ka nxjerr jashtë shtëpisë 3,4 veta me zarf të zi”.
Zhaklin ka qenë e hapur sivjet, si një përkrahëse e madhe e artistit nga Peja.
Duhet theksuar se e njëjta ishte opinioniste në edicion të dytë, ku fitoi Luiz Ejlli. /Telegrafi/
49 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Disa të rinj shpallen në kërkim, për grabitje në Prishtinë
Sonte luhen gjysmëfinalet e kthimit në Kupën e Kosovës
Kupa e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje, vëmendja në Prisht...
Vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit i dyshuar për vrasjen e L...
Tirana, qendra e dialogut rajonal, mbahet në 18 shkurt Minis...