David Beckham është ylli britanik që fiton më së shumti nga Instagrami për të dytin vit me rradhë.
Ish-futbollisti, 44 vjeç, raportohet se mund të sigurojë deri në 286 mijë për postimin e një imazhi të vetëm të sponsorizuar dhe gjatë këtij viti ka bërë rreth 30 postime, duke e arritur totalin 8.6 milionë funte, transmeton portal arbresh.info
Shuma tronditëse është një rritje në të ardhurat e tij nga viti i kaluar, kur raportohet se ylli ka fituar 228 mijë për një postim.

Të dhënat nga Buzz Bingo, e vendosin Davidin si personin më të paguar në Britani të Madhe dhe në numrin e 17-të në listën e më të paguarve në Instagram.
Për të dytin vit me rradhë, vendin e parë si më e paguara në Instagram e zë Kylie Jenner, e cila fiton rreth 963 mijë funte.
Në vendin e tretë është Ariana Grande, e cila fiton rreyh 757 funte, duke lënë pas Cristiano Ronaldon i cili fiton 741 funte./arbresh.info/
LDK reagon për sulmin në Skenderaj ndaj Hysni Mehanit
Begaj pret Komandantin e Komandës së Forcës së Bashkuar në N...
Sulm masiv rus ndaj Ukrainës, të paktën pesë të vrarë
Propozimi që ndërtesës në Ambasadën amerikane në Kosovë t...
Haxhiu reagon pas sulmit në Skenderaj
Kurti: Opozita po bllokon reformat dhe po rrezikon miliona e...