Ozzy Osbourne, këngëtari i grupit të njohur të heavy metal të viteve ‘70, Black Sabbath, ka vdekur në moshën 76-vjeçare, njoftoi familja e tij.
“Ai vdiq mëngjesin e sotëm dhe ishte i rrethuar nga familja e tij dhe nga dashuria”, tha familja përmes një njoftimi.
Më 2020, ai kishte njoftuar se vuante nga Parkinsoni.
Nga fansat e tij ai njihej si “Princi i Errësirës” dhe “Kumbara i heavy metal-it”.
Ai e nisi karrierën duke interpretuar hitet e Black Sabbath, si Paranoid, War Pigs dhe Sabbath Bloody Sabbatth. Këto, së bashku me një sërë albumeve solo, i sollën atij mbi 100 milionë kopje të shitura në mbarë botën.
Osbourne, që gjithë jetën ishte përballur me probleme me drogën, kishte nxitur polemika gjatë një koncerti më 1982, kur një fans kishte hedhur në skenë një lakuriq nate, të cilin e kishte kafshuar në kokë. Ai gjithmonë kishte insistuar se kishte menduar se ishte një lodër, por e kishte kuptuar gabimin dhe më pas kishte shkuar në spital për të marrë vaksinë kundër helmimit.
Vazhdon regjistrimi i diasporës për votim
Palatova e Zyrës së BE: Duam një udhëheqje që bën kompromise...
“Shpirt i ëmbël e starboy”, Elijona uron Klodin për ditëlind...
‘‘E goditëm dikë’’, Tragjedi në aeroportin e Denver në SHBA:...
Mbi 28 mijë kërkesa për regjistrim për zgjedhjet e 7 qershor...
Pakënaqësitë me çmimet, Muja takon qumështarët: Prioritet i ...